Prokurori Ardian Braho është pezulluar nga detyra. Vendimi është marrë pas videos së transmetuar në emisionin investigativ “STOP”, në Televizionin Klan.

Në foto Ardian Braho

unnamed5

Sipas videos, oficeri i policisë gjyqësore Fatos Lushi, i merr një qytetari 18 mijë euro, për të “liruar” një shumë prej 120 mijë euro, që atij i kishin ardhur nga jashtë.

Në foto Fatos Lushi

fatos lushi

Çështjen për hetim e kishte pikërisht prokurori Ardian Braho, i cili i kishte bllokuar për të hetuar nëse ishin apo jo të “pastra”. Edhe pse qytetari i kishte me rregulla, prokurori kërkoi 18 mijë euro.

Pezullim është vendosur edhe për oficerin Fatos Lushi. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për rastin në fjalë.

Njoftim Prokuroria

Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur menjeherë hetimin për veprën penale të :korrupsionit pasiv të “gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në vijim të pamjeve të transmetuara në emisionin “Stop” në televizionin “Klan” mbrëmjen e së mërkurës (28.09.2016). Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, ka urdhëruar pezullimin nga detyra të prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Ardian Braho, që kishte nën hetim një rast, për të cilin oficeri i Policisë Gjyqësore, Fatos Lushi, shfaqet në pamje televizive duke marrë shumën prej 18.000 eurove nga një qytetar që kishte një çështje në hetim pranë Prokurorisë së Tiranës.

Ndërkohë që po vijojnë veprimet e nevojshme proceduriale nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda, Prokuroria e Përgjithshme shpreh vlerësimin për angazhimin e emisionit “Stop”, si edhe të medias në përgjithësi, për denoncimin e rasteve korruptive në sistemin e drejtësisë dhe brenda radhëve të Prokurorisë në veçanti.

Prokuroria e Përgjithshme nxit çdo medium dhe çdo qytetar që të denoncojë rastet e korrupsionit në drejtësi, duke dhënë në këtë mënyrë ndihmesën për përmirësimin e mëtejshëm të dhënies së drejtësisë në Shqipëri./ tvklan.al