Në vitin 2014, luftëtarët e grupit terrorist “Shteti Islamik” vunë në shënjestër yazidët, një grup etnik kurd në veri të Irakut. Ata vranë burrat dhe kapën gratë e fëmijët. Ekhlas në atë kohë ishte 14 vjeç dhe u përpoq të shpëtonte duke kaluar malin Sinjar, por ajo nuk ishte mjaft e shpejtë. Ekhlas u kap dhe u mbajt si skllave seksuale për 6 muaj.

Ajo thotë se për 6 muaj me radhë është përdhunuar ditë për ditë.

“Tentova të vrisja veten. Ai ishte shumë i shëmtuar, si një përbindësh, me flokë të gjata”

, thotë Ekhlas.

Ajo mundi të shpëtonte duke u arratisur gjatë kohës që abuzuesi i saj ishte në luftë. Vajza shkoi në një kamp refugjatësh. Tani ajo jeton në një qendër rehabilitimi në Gjermani ku po i nënshtrohet terapisë me psikolog.

/tvklan.al