Emisioni investigativ “Stop” në Televizionin Klan ka publikuar video të tjera, të tmerrshme, nga ato që ndodhin në shkollat shqiptare.

Video e parë tregon se si dy fëmijë përleshen në oborrin e një shkolle. Nxënësit e tjerë bëjnë tifo, ndërsa asnjë nuk ndërhyn.

Tek video e dytë sërish dy nxënës, gjatë pushimit të mësimit përleshen me grushte në klasë. Edhe në këtë rast, asnjë nga nxënësit e tjerë nuk ndërhyn.

Video e tretë e siguruar nga emisioni investigativ “Stop” në Televizionin Klan tregon një mësuese që godet një nxënës, e ndërsa ky i fundit “i kthen dorë”./ tvklan.al