Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka është përjashtuar nga seanca e sotme parlamentare pasi debatit të ashpër me Kryeministrin Edi Rama.

Gjatë fjalës së kreut të qeverisë që replikonte me ish-Kryeministrin Sali Berisha, Noka shkoi drejt foltores së Parlamentit duke ofenduar Kryeministrin.

Pjesë nga debati:

Flamur Noka për Kryeministrin:

Ç’është ky? Nga është ky mo?

Gramoz Ruçi:

Të tërheq vëmendjen. Noka të tërheq vëmendjen, ulu poshtë mos pengo seancën.

Edi Rama:

Unë nuk i thashë as injorant, nuk i thashë as idiot, unë nuk i thashë as kriminel, nuk thashë asgjë nga fjalët që tha ai (Sali Berisha). Unë i thashë thjesht dhe vetëm një opinion, një llaxore më e madhja që ka ky vend.

Ç’është ky mo?

Flamur Noka – Kryeministrit:

Rrugaç…

Gramoz Ruçi:

Të tërheq vëmendjen për të pestën herë dhe do të të përjashtoj nga seanca.

Rama për Nokën:

Nga ç’pyll e keni sjell këtë mo?

Flamur Noka:

Nga pylli i sat ***

Edi Rama:

Në ç’pyll e gjete këtë Sali, nga ka dalë ky? Ç’është ky mo? Futeni në strofull këtë mo. Nga doli ky mo?

Gramoz Ruçi – Flamur Nokës:

Pasi të kam tërhequr vëmendjen, pasi kam dhënë vërejtje, ke 2 minuta që po pengon seancën, të përjashtoj nga seanca plenare.

Pas këtij momenti, punimet e Parlamentit u ndërprenë dhe rifilluan pas disa minutash.

/tvklan.al