Ky gjarpër po përpiqet të hajë gjithë trupin e tij. Ai është mbështjellë në formë rrethi ndërkohë që ka futur bishtin dhe një pjesë të konsiderueshme të trupit të tij në gojë.

Gjarpërinjtë të cilët mbahen mbyllur mund të hanë veten e tyre kur janë shumë të stresuar. Ata gjithashtu e bëjnë këtë gjë kur iu dëmtohet shikimi, duke qenë se ngatërrojnë bishtin me prenë e tyre. Këta tentativa mund të rezultojnë fatale për to, kështu që për të ndaluar diçka të tillë, veterinerët sugjerojnë që trupi i tyre të spërkatet me ujë të ftohtë./tvklan.al