Dy  persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur një një pikë këmbimi valutet në qytetin e Fierit.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës rreth orës 17:40, në lagjen “Kastriot” Fier, përballë vendit të quajtur “Shtepia e oficerëve” në katin e parë të pallatit.

Dyshohet se nën kërcënimin e armës, dy personat me kapuçë kanë vjedhur me dhunë pikën e këmbimit valutor të pronarit me inicialet L.Z, ku kanë marë një shumë prej 70 000 lekësh.

Mësohet se policia ka marrë në pyetje edhe punonjësit e zyrës për të rënë në gjurmët e autorëve. Kjo pikë këmbimi valutor është grabitur edhe 2 vjet më parë nga persona të maskuar dhe me armë lodër. Në atë kohë grabitësit u larguan më këmbë pasi i morën punonjëses 1000 euro. Policia arrestoi vetëm njërin prej grabitësve disa ditë më vonë.

Tv Klan