Është një hap i madh për fëmijët të fillojnë të shkëputen nga prindërit por akoma më e vështirë është që prindërit ta pranojnë këtë fakt.

Të gjithë duan të bisedojnë me fëmijët e tyre çdo ditë për të parë nëse ata janë mirë. Kjo është arsyeja se pse një nënë nga Pensilvania e quajtur Ann Pinto McCarney ka pasur vështirësi në pranimin e faktit se djali i saj Liam ishte gati të hynte në universitet.

Gjatë javëve të shkollës, McCarney u zhgënjye pasi djali i saj nuk e telefononte më. Ajo hyri në Facebook dhe postoi një video, e cila u bë virale dhe tani ka miliona shikime!

Unë jam nëna jote, unë të linda me operacion cezarian, por a e di ti sa e dhimbshme është si lindje? Unë të dhashë jetë, flokët e mi janë më të shkurtër tani por kjo nuk ndryshon gjë apo jo? E mban mend gruan që të mësoi të ecësh, unë jam ajo. E mban mend tët atë që të gatuante mëngjesin, drekën dhe darkën. Ne të rritëm kështu që mos na harro

”, thoshte ajo në videon e postuar në Facebook që përloti shumë persona për shkak se megjithëse ajo i jepte videos nocione gazmore dukej që ishte me të vërtetë e lënduar./tvklan.al