Kosovari nga Mitrovica Xaj Hyseni ka treguar sulmin që ndodhi në Mynih, të Gjermanisë, mbrëmjen e së premtes. Vëllai i tij, Canabegu, ka folur për Klan Kosova.

‘’Përmes komunikimit që patëm në vibër, Xaji më tha se ishte me të vërtetë tmerr, vetëm zoti më shpëtoi nga plumbat. Kisha vetëm 5 sekonda sa bleva cigaret, sa dola pash një djalë të vdekur, do kisha qenë edhe unë në vend të tij, pasi në ato momente filluan të shtënat ku qëlloheshin edhe fëmijë”, më tha vëllai në telefon.

/tvklan.al