Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që thirrjen për të marrë pjesë në zgjedhje, Lulzim Bashës t’ia bëjë në të gjitha format e mundshme.

Kështu, kreu i qeverisë ka postuar këtë të martë një video gazmore ku shfaqen dy gra, të cilat i bëjnë thirrje Bashës që të dalë nga çadra.

Bëhet fjalë për dy kubaneze, të cilat përsërisin në gjuhën tonë të njëjtën fjali:

O Luli, o Luli, dil nga çadra”

.

Videoja në fjalë është shoqëruar me komente të shumta nga ndjekës të Kryeministrit në Facebook./tvklan.al