Ky është momenti i tmerrshëm kur  motor i një aeroplani të United Airlines filloi të nxjerrë flakë, pasi një zog e goditi atë në mes të fluturimit.

https://www.youtube.com//embed/XocYUUlnRbA

Ka qenë një pasagjer ai që ka filmuar momentin kur motorët e avionit janë përshirë nga flakët.

Avioni, i cili kishte destinacion Miamin, u detyrua të bënte ulje emergjente në aeroportin e O’hare të Çikagos. Pasagjerët kanë pritur dy orë në aeroport dhe më pas kanë nisur sërish udhëtimin e tyre.

Kjo nuk është hera e parë që zogjtë shkaktojnë probleme të tilla. Sipas mediave amerikanë me qindra raste të tjera kanë ndodhur më parë, por fatmirësisht nuk kanë shkaktuar tragjedi./tvklan.al