Çdo vit, në Paris rreth 4500 këmbësorë janë viktima të aksidenteve rrugore.

Për të ndërgjegjësuar qytetarët, se edhe lëvizja më e vogël e gabuar mund të ketë pasoja fatale, autoritetet rrugore atje kanë krijuar një simulim të aksidenteve.

Bëhej fjalë për një tabelë të quajtur

“The Virtual Crash Board”

dhe në momentin që këmbësorët nuk respektojnë shenjat e sinjalizuese, dëgjohet zhurma e frenimit të makinës dhe përplasjes, që të shtyn të mendosh se në të vërtetë ka ndodhur një aksident.

Kjo pajisje fotografon më pas këmbësorin dhe e shfaq imazhin e tij në ekran, të shoqëruar me një mesazh parandalues./tvklan.al