Një nxënës ka qëlluar me armë zjarri dhe ka hedhur granata tymuese brenda një shkolle në afërsi të Moskës, Rusi.

Policia ruse tha për mediat vendase se të paktën 4 nxënës kanë pësuar lëndime nga incidenti. Ngjarja ndodhi në qytetin Ivanteyevka, 20 kilometra në verilindje të Moskës.

Adoleshenti që qëlloi me armë raportohet se është 15 vjeç. Ai është neutralizuar nga policia, ndërsa nuk ka ende asnjë motiv përse i riu hapi zjarr brenda shkollës. Fatmirësisht nga incidenti nuk ka asnjë viktimë.

/tvklan.al