Ajo është prej vitesh pjesë e ekranit dhe një nga moderatoret më të dashura të publikut shqiptar. Rudina Magjistari prej kohësh drejton emisionin, i cili mban emrin e saj “Rudina”, në Tv Klan.

Sot ajo kishte në studio këngëtarin Ardian Trebicka, i cili së shpejti do të vijë me një koncet recital në Tiranë.

Gjatë emisionit drejtuesja e “Rudina” riktheu edhe një herë recitalin e këngëtarit, të mbajtur në vitin 2000, të drejtuar nga vetë Magjistari.

Rudina Magjistari: Ishte viti 2000 të dashur miq, totalisht ndryshe.

Ardian Trebicka: Nuk ke ndryshuar fare Rudina.

Rudina Magjistari: Unë kur e pashë veten thashë duhet kurajë, por do të bëj si do të bëj dhe do ta transmetoj. Do ta shohim sëbashku… Janë fragmente të shkëputura nga një recital që është bërë në Marikaj. Me shumë të ftuar të tjerë, personalitete të artit të muzikës. Recitali titullohej “Tango”.

Rudina Magjistari: E tmerrshme. Megjithatë, fustani më pëlqente shumë. Edhe tani që po e shikoja thashë sa fustan i bukur.

Ardian Trebicka: Vetëm diçka kuptova, që ishte fillesa dhe gjërat bëheshin me shumë shpirt.

Rudina Magjistari: Ka qenë një kujtim i bukur besoj, për ty, për mua. Por kështu besoj do të jetë edhe ky recital…

/tvklan.al