Kjo e shtunë në mbrëmje nuk do të jetë e zakonshme. Të paktën kështu zbulon Ermal Mamaqi, aktori dhe drejtuesi i programit, “Xing me Ermalin”, në Tv Klan.

Arsyeja?

Bleona Qerreti! Këngëtarja do të jetë e ftuara e kësaj të shtune.

Në dy video të postuara nga vetë Mamaqi në rrjetet sociale, dallohet se humori dhe surprizat nuk do të mungojë. Vetë drejtuesi i “Xing me Ermalin”, në një prej postimeve të tij shkruan:

“Sot Bleona Qerreti bën namin. Flet për politikanët dhe miliarderët që i vardisen, tregon burrin perfekt dhe shpjegon çështjen e ngrirjes së vezëve”.

Në një tjetër postim të shoqëruar po me video, ku Bleona shfaqet duke bërë dush, Mamaqi paralajmëron diçka të pa parë më parë, duke shkruar se

“do të shihni diçka që nuk ka ndodhur kurrë në Xing me Ermalin”.

Çfarë ka rezervuar Bleona për publikun e “Xing me Ermalin”? Kjo mbetet për t’u zbuluar sonte në mbrëmje në orën 21:00, në ekranin e Tv Klan.

/tvklan.al

https://www.instagram.com/p/BbnBroNllP6/?hl=en&taken-by=ermalmamaqiofficial

https://www.instagram.com/p/BboZkvNl8Bl/?hl=en&taken-by=ermalmamaqiofficial