Policia Kufitare  e Sarandës ka arrestuar një 23 – vjeçar, pasi u kap duke transportuar me mjetin tip Benz-Mercedes, një sasi prej 800 kilogramë agrume të llojit limona, të cilat i ka kaluar në doganën Qafë Botë Sarandë pa u zhdoganuar (kontrabandë).

Në pranga ka rënë Valter Selmani, 23 vjeç, banues në Sarandë. Arrestimi i të riut është bërë në vendin e quajtur “Rruga e Soronës” rreth 1.5 kilometra larg nga fshati Çukë, Sarandë.

Gjithashtu, policia ka shpallur në kërkim doganierin e turnit, A.C., 41 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Po punohet për kapjen e tij./tvklan.al