Një 20- vjeçare kalimtare ka mbetur e plagosur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:15, në rrugën “Dritan Hoxha”, pranë pallatit të sportit “Asllan Rusi”.

Një automjet Citroen, me drejtues një person me inicalet A. L., ka aksidentuar këmbësoren 20- vjeçaren me inicialet, Z.I., e cila u dërgua në spital Ushtarak, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar dhe po kryhen hetimet për të parë kush nuk e ka respektuar semaforin./tvklan.al