Ky është momenti kur Patrice Evra, shoku i ri i ekipit të Gonzalo Higuainit, mori lajmin se argjentinasi firmosi për Juventusin.

Pas bisedimeve të gjata që hasën në rezistencën e Napolit, kampionët e Italisë paguan klauzolën rekord prej 90 milionë eurosh që ishte vendosur në kontratën e Higuain.

Sulmuesi argjentinas zbriti paraditen e sotme në aeroportin e Torinos, ku u prit me brohorima nga më shumë se 300 tifozë juventinë. /tvklan.al