Një virus i ri Android ka prekur mbi 1 milionë përdorues që kanë llogari në Google dhe që përllogaritet se po infekton rreth 13 mijë pajisje në ditë.

Ky virus, i pagëzuar me emrin Goolian, vjedh adresat e email –it dhe të dhënat e identifikimit që ruhen në pajisjet Android.

Lajmi u bë i ditur nga firma për sigurinë kibernetike, Check Point, e cila e zbuloi këtë virus.

Me informacione të tilla, hakerat mund të shtënë në dorë të dhëna delikate që mund të ndodhen në Gmail, Google Photos, Google Docs, Google Play dhe aplikacione të tjera të Google.

Ekspertët thonë se kjo vjedhje është alarmante dhe se në vetvete, tregon për stadin tjetër të sulmeve – kibernetike. Sipas tyre, hakerat po ndryshojnë strategjinë, duke sulmuar tashmë pajisjet telefonike për të përfituar informacione private.

Android-phone

Pajisjet infektohen kur një përdorues shkarkon një aplikacion të infektuar me Goolian, apo dhe duke klikuar një link në reklamat që shfaqjen në aplikacione të ndryshme.

Për të kontrolluar nëse jeni infektuar nga ky virus, kompania Check Point ka vënë në dispozicion këtë faqje (kliko këtu) për të kontrolluar llogarinë tuaj.

Në rastin që jeni infektuar, ekspertët thonë se zgjidhja e vetme është instalimi i një sistemi të pastër operativ./tvklan.al