Do të jetë ndeshja më e rëndësishme e javës së 7 të Superligës që brenda saj përmban synime të ndryshme. Partizani kërkon vazhdimësinë e fitoreve dhe rimëkëmbjen, ndërsa për Vllazninë pritet të shihet ndryshimi me ardhjen e trajnerit të ri.

Fakti që tashmë shkodranët do të drejtohen nga Ernest Gjoka, nuk përbën motiv për t’u shqetësuar për Mark Iulianon e Partizanit.

“Jemi më të qetë, sepse të punosh pas rezultateve të mira është më e lehtë. Lojtarët kanë punuar gjithmonë mirë, por pas këtyre dy fitoreve është edhe më mirë. Vllaznia ka marrë një trajner të ri që ka fituar titullin sezonin e fundit, por duhet të jemi të ndërgjegjshëm se objektivi ynë është të ecim përpara, duke vazhduar serinë e fitoreve”.

Të njëjtin objektiv ka dhe Gjoka edhe pse ka fare pak kohë të përgatisë skuadrën për këtë sfidë.

Do të pritet me interes edhe përballja e Mladen Milinkoviç me Luftëtarin që drejtoi sezonin e shkuar.

Si për ironi të fatit edhe gjirokastritët do të drejtohen nga ish – trajneri i Kukësit deri një vit më parë. Hasan Lika u largua nga verilindorët verën e 2016.

Tv Klan