Policia e Vlorës ka kapur një mjet lundrues “Skaf”, me 2  italianë në bord. Sipas burimeve të policisë ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës, rreth orës 17:45, në plazhin e quajtur “Darëzezë-Hoxharë” Vlorë. Italianët e shoqëruar janë një 64-vjeçar me iniclaet 1- A.D., 64 vjeç,  dhe një 65-vjeçar me inicialet F.M.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin lundrues “Skaf” me gjatësi 8 m, me dy motorë 225 KF secili, nuk janë konstatuar materiale apo sende të kundraligjshme.

Nga veprimet hetimore në ndjekje të këtij mjeti, mësohet se të dy italianët kanë rënë në gjurmët e radarit të Policisë Kufitare Vlorë duke lëvizur nga veriu në drejtim të jugut të ujërave tona bregdetare.

Policia ka bërë bllokimin e mjetit lundrues./tvklan.al

skafi