DrogaShtatë persona u arrestuan, pasi policia sekuestroi 2 ton marijuanë në vendin e quajtur “Shën Vasili” në Vlorë. Operacioni u organizua nga Antidroga e Vlorës, në bashkëpunim me Policinë e Kufirit në orët e para të ditës së enjte.

Lënda narkotike, e destinuar për tu trafikuar në Itali është gjetur në një furgon të fshehur në një gji afër detit, kurse të arrestuarit, po bëheshin gati për transportin e saj.

Sipas policisë lokale, aksioni vazhdon dhe priten arrestime të tjera.