Grimcat mikroskopike prej akulli, që nuk mund të kapen nga sensorët, mund të jenë shkaktare të aksidenteve ajrore, që i kanë marrë jetën me qindra personave.

Këto grimca mund të jenë përgjëgjëse për sabotimin e avionëve që fluturojnë mbi 10 mijë kilometra lartësi, ku në të shkuarën besohej se dhe formoheshin.

Të dhënat janë publikuar në një raport të “

New Scientist”,

që i lidh pikërisht këto grimca me rrëzimin e avionit Air France, fluturimi 477, në vitin 2009.

Avioni udhëtonte nga Rio De Janeiro për në Paris kur u rrëzua, duke shkaktuar vdekjen e 228 personave që ndodheshin në bord. U deshën 2 vjet për të gjetur pjesët e tij, të shpërndara në Oqeanin Atlantik.

epa01755494 A hand out picture provided by the Air Force of Brazil shows a group of marines recovering debris from the missing Air France jet at the Atlantic Ocean on 08 June 2009. After searching the open seas for days on end, the Brazilian navy is finding more and more victims of the fatal Air France flight 447 in the Atlantic. Six dead passengers had been recovered from the by water Sunday afternoon, 17 by evening. EPA/---- EDITORIAL USE ONLY

Gjatë hetimeve u identifikuan disa arsye që çuan në rrëzimin e avionit, përfshirë një gabim të pilotit dhe një defekt në sistem.

Por një bllokim për shkak të akullit, në një prej sensorëve të avionit që mat shpejtësinë e ajrit, duket se po i jep një tjetër drejtim kësaj çështje.

Siç shkruan

“The Sun

”, dyshohet se ky bllokim bëri konfuz pilotin, i cili bëri një lëvizje të gabuar që çoi në rrëzimin e mjetit.

Grimcat e akullit, të mbiquajtura “vrasësi i padukshëm”, nuk mund të shihen nga pilotët apo të kapen nga radarët dhe aktualisht nuk ka sensor apo diçka tjetër që mund t’i detektojë.

NASA i bën përgjegjëse këto grimca, për mbi 200 incidente që lidhen me humbjen e enegjisë, përgjatë 20 viteve të fundit.

Airplane's Ice Accreation Animation #NASA You tube

Retë me kristale akulli besohet se formohen në thellësitë e stuhive konvektive.

Studia thith ajrin e grohtë, që më pas ngrin në bulëza të vogla, të cilat formojnë më pas retë./tvklan.al