Burgim të përjetshëm vendosi Gjykata e Krimeve të Rënda për David Qosen, i akuzuar për vrasjen e efektivit të FNSH-së Ardian Kodra, Shtatorin e vitit të kaluar në Torovicë të Lezhës.

Kodra ishte pjesë e skuadrës që i kërkoi 31-vjeçarit të dorëzohej, pasi ky i fundit kishte terrorizuar banorët duke qëlluar me armë në fshat nga kati i dytë i banesës. Qose refuzoi dhe duke ndjerë rrezikun e arrestimit qëlloi në drejtim të efektivit të policisë.

Në këtë kohë, kolegët e efektivit të vrarë kanë intensifikuar sulmin dhe 31-vjeçari është hedhur nga dritarja e katit të dytë. Ai tentoi të largohej, por u neutralizua nga blutë vetëm pa metra larg shtëpisë.

Avokatja e të pandehurit pretendoi se ai vuan nga probleme psikike, por sipas ekspertëve Qosja ka qenë i vetëdijshëm për veprimet e kryera dhe nuk vuan nga asnjë lloj çrregullimi mendor.

Më 11 Nëntor të këtij viti, Prokuroria kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për të akuzuarin, kërkesë e cila u pranua nga Gjykata.

Tv Klan