Ky është 73 – vjeçari Veli Dervishi i cili të dielën në Golem vrau ish -gruan e tij Shazivaren. Ai ka dalë para Gjykatës për Krimet e Rënda ku është njohur me masën e tij “arrest me burg”.

veli dervishi

I moshuari ka pretenduar para togave të zeza se e qëlloi ish – gruan e tij tre herë më sopatë për t’u vetëmbrojtur. Sipas tij ajo e kishte qëlluar e para me bishtin e sopatës dhe më pas ai ia ka marrë duke kryer edhe krimin.

Veli Dervishi sqaroi para Gjykatës së konflikti me ish – gruan e tij kishte filluar që në vitin 1969 pas dyshimeve se ajo e kishte tradhëtuar. Zënkat mes tyre kanë qenë të zakonshme, por për shkak të femijve ata kanë qëndruar bashkë. Madje ligjerisht ata ishin të divorcuar, por përsëri vazhdonin të bashkëjetonin me njeri – tjetrin.

Konflikti për Dervishin ditën e vrasjes filloi për shkak të apartamentit të cilin ata e kishin lëshuar me qera për pushuesit në Golem. Viktima nuk i kishte marrë paratë një kosovari i cili kishte qëndruar disa ditë aty. Ai i kishte kërkuar llogari për këtë fakt. Por ajo e kishte ofenduar dhe konflikti më pas ccoi në vrasjesn e gruas. Pas sherrit komishinjtë kishin lajmëruar policinë. Fillmisht Veliu u ka thënë se nuk kishte ndodhur asgjë pavarësisht se kishte kryer krimin. Më pas ai ka lajmëruar djalin e tij dhe sëbashku me të është dorezuar në postën e policisë në Golem.

Tv Klan