Një tjetër incident i ngjashëm si vrasja e afro-amerikanit George Floyd, ka ndodhur në Çikago.

Në këtë video policia amerikane ushtron dhunë ndaj pjesëtarëve të komunitetit afro-amerikan ku shfaqet një njësi prej 4 efektivësh të policisë së Çikagos që gjuajnë me breshëri plumbash për 96 herë për 42 sekonda në drejtim të automjetit të 26-vjeçarit Dekster Rid.

Sipas mediave afro-amerikani nuk iu bind urdhërit për kontroll, nga një patrullë që e ndaloi pasi nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. Efektivët paralajmërojnë disa herë për të dalë nga automjeti, por Dekster Rid kishte bllokuar derën e shoferit.

Më pas ai qëllon me armë ndaj efektivëve duke plagosur edhe një prej tyre. Kjo nxiti policët që të kundërpërgjigjen ashpër. Rid u plagos rëndë dhe ndërroi jetë në spital.

Megjithatë, agjencia e lajmeve Reuters shkruan se pamjet pritet të shkaktojnë një valë të gjerë debatesh dhe reagimesh, pasi policia amerikane edhe në të kaluar është akuzuar për dhunë brutale ndaj pjesëtarëve të komunitetit afro-amerikan.

Klan News