Pasi mori dënimin me plot 23 vite burg Harvey Weinstein do ta vuajë këtë rrugëtim me një tjetër vrasës të famshëm. Sipas The Mirror ai është dërguar në të njëjtin burg të sigurisë maksimale që mban vrasësin e John Lennon.

Ai vendoset në burgun Wende në New York. Wende ka më shumë se 950 të burgosur, përfshirë Mark David Chapman, i cili po vuan për vrasjen e Lennon në vitin 1980.

Sipas autoriteteve Weinstein do të qëndrojë në këtë  burg për një periudhë të pacaktuar kohe derisa autoritetet do të përcaktojnë nëse ky institucion i plotëson sigurinë, shëndetin mendor dhe nevojat e tjera.

Ish-producenti është akuzuar nga më shumë se 70 gra për ngacmime seksuale. 67-vjeçari u përfshi nga skandalet të cilat bënë bujë në të gjitha mediat ndërkombëtare në Tetor të vitit 2017 kur “New York Times” publikoi një histori se ai kishte ngacmuar seksualisht disa aktore. Aktoret Rose McGowan dhe Ashley Judd ishin mes të parave që dolën hapur kundër tij.

Klan Plus