Nëse në tekstet e WhatsApp deri dje nuk mund të përdorni shkrimet bold (të theksuar) dhe italik (të pjerrët) shumë shpejt ato do të bëhen të aplikueshme.

Ky është lajmi i mirë që ka dhënë WhatsApp për përdoruesit e tij.

 

Por aplikacioni në pronësi në Facebook është i përdorshëm dhe iu lejon të zgjidhni fontin që dëshironi në tekstin tuaj.

Tashëm edhe WhatsApp është duke e testuar, por vetëm për telefonat  Android, në të ardhmen do të jetë edhe në iPhone.

Nuk ka ende një datë ekzakte, por do të jetë i përdorshëm shumë shpejt.

Përditësime të tjera që ka sjellë kohët e fundit aplikacioni i  përdorur nga 1.2 miliardë njerëz në mbarë botën përfshin aftësinë për të ndarë dokumentet PDF, Word dhe spreadsheets./tvklan.al