Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Miramare të Italisë. Një shqiptar, i cili kishte shkuar më vizë turistike në Itali, por i lidhur me trafikun e drogës ka therur me thikë për arsye xhelozie bashkatdhetarin e tij, raportojnë mediat italiane.

Mësohet se i plagosur ka marrë dëmtime të shumta në gjoks dhe gjendet në spitalin e Riminit. Autori i plagosjes ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por policia ka bërë të mundur arrestimin e tij, si dhe ka sekuestruar thikën më të cilën ai ka kryer krimin.

Aktualisht ai gjendet në burg dhe pritet që të jepet vendimin për veprën që ka kryer. Policia italianë nuk bën me dije emrin e të plagosurit dhe të autorit./tvklan.al