Për të sjellë në ekranin e kinemasë një temë sociale me gjithë nënshtresat e saj, siç është qasja e shoqërisë ndaj të moshuarve, regjisori Edmond Topi, skenarin e gjermanit Uli Bree e zhvillon me kalibrin Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Reshat Arbana, Luftar Paja, Karafil Shenaj dhe me aktorë që për model kanë këta të fundit, Ema Andrea, Elia Zaharia Zogu e Gazmend Paja.

Ngjarjet në “Yjet e së ardhmes” zhvillohen në “Shtëpinë e Zotërinjve” në Tiranë. 40-vjeçari Robi, interpretuar nga Gazmend Paja, për ti shpëtuar burgut, i duhet të punojë vullnetarisht në një mjedis ku secili nga banorët e tij ka një histori të vetën. Për ti shpëtuar vetmisë, dhimbjes së braktisjes nga fëmijët, harresës, indiferentizmit dhe mungesë së lirisë për shkak të rregullave të ashpra të drejtueses së institucionit, Robi dhe të moshuarit, me ndihmën e infermieres interpretuar nga Elia Zaharia Zogu krijojnë në fshehtësi një grup muzikor që në fund bëhet i famshëm.

Për këtë arsye regjisori Edmond Topi, pas shfaqjes në kinematë e Tiranës, duke nisur nga mbrëmja e 13 Dhjetorit, mesazhin e tij se ëndrrat nuk kanë moshë, por vetëm vullnet për ti realizuar do ta projektojë “Yjet e së Ardhmes” në çdo qytet e qendra për të moshuarit.

Tv Klan