Policia britanike ka bërë publike imazhet e marra nga kamerat e sigurisë të Salman Abedi, vetëm pak çaste para se të kryente sulmin.

Në foto shfaqet 22 – vjeçari i veshur me të zeza dhe me një çantë shpine, ku mendohet se mbante bombën artizanale që u mori jetën 22 personave në Manchester Arena.

Sipas autoriteteve britanike, policia vendase e mësoi identitetin e autorit rreth dy orë pas sulmit

Aktualisht në Britani po zhvillohen kërkime në 14 vendndodhje të ndryshme dhe deri tani janë arrestuar 11 persona.

Te hënën në mbrëmje, Salman Abedi hodhi veten në erë gjatë e përfundimit të koncertit të Ariana Grandes se Manchester. Ushtari i shtetit  Islamik mendohet se ka vepruar si pjese e një celule terroriste për të cilët autoritetet po hetojnë në të gjithë Europën.