Që harresa mos të bëj të sajën, përmes një ekspozite të thjeshtë por me shumë histori për të treguar, datëlindja e 85 e regjisorit Hysen Hakani, rezervoi një surprizë për familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij në shesh-xhirim. Lina, nusja e të birit, peshëngritësit të ndjerë, Mirjam Hakani, ia arriti që të sillte në Tiranë, filmin e parë të realizuar nga Hysen Hakani, regjisori i parë shqiptar i metrazhit të shkurtër.

Sekuencat i përkasin “Hotel Pokrok”, një film i gjinisë së komedisë i realizuar në vitin 1956 me aktorët më të mirë çekë të asaj kohe. Pasi është përkthyer në shqip dhe i është dhuruar Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, premierën në Tiranë do ta ketë në një nga festivalet e filmit.

Ekspozita në bardh e zi përmban edhe fotografi të regjisorit gjatë studimeve për regji në Akademinë e Pragës dhe fotografi të shkëputura nga shesh-xhirimet ose filmat  “Debatiku” në bashkëpunim me Gëzim Erebarën, “Toka jonë”, “Njësiti gueril” apo “Oshtimë në bregdet”. Tv Klan