6 grabitësit që sulmuan dy mjetet e blinduara të enjte në rrugën Tiranë- Rinas, janë ndarë në dy makina, pasi dogjën ato të përdorur në grabitjen.

Me 2.2 milionë eurot me vete, kanë ndjekur dy rrugë të ndryshme. Një mjet i panjohur është nisur drejt rrugës Vorë – Fushë Krujë. Tjetra një “Mercedez- Benz”, Cls, drejt një rrugë që të nxjerr në autostradë pranë një qendre tregtare.

“Ky është vendi ku mesditën e të enjtes , u dogjën dy automjetet e përdorura në grabitjen e parave në rrugën nacionale Tiranë- Rinas. Një prej tyre është larguar nga vendi i djegies së mjeteve me një veturë Mercedez- Benz, tipi CLS, në Fushë- Prezë- Bërxull. Një mjet tjetër në të cilin mendohet se janë larguar grabitësit e tjerë bashkë me paratë, është përdorur për të lëvizur në drejtim të Rinasit

”.

Makinat janë parë nga disa dëshmitare okulare, të cilët kane dhënë dëshmi në polici.

Policia ka rindërtuar edhe skenën e grabitjes. Sipas të dhënave, rezulton se grabitësit kanë hyrë nga një rrugë dytësore për t’u prerë rrugën makinave të transportit të parave.

/ TV KLAN