kamiyah

Është zgjidhur pas 18 vitesh misteri i një vajze të porsalindur, e cila u rrëmbye nga një spital në Florida. Sipas policisë së Karolinës së Jugut, ajo është gjetur shëndoshë e mirë.

Kamiyal Mobley u rrëmbye në Korrik të 1998 –ës dhe kishte identitet tjetër. Ajo jetonte me një grua, të cilën besonte se ishte nëna e saj. Autoritetet në Walterboro të Karolinës së Jugut arrestuan 51 – vjeçaren Gloria Williams, si autoren e rrëmbimit të foshnjes.

Gloria Williams

Gloria Williams

Policia mësohet se ka njoftuar prindërit e saj biologjikë, ndërsa deklaroi se Kamiyah gëzon shëndet të mirë dhe është një vajzë normale si gjithë bashkëmoshataret e saj.

Lajmi për gjetjen e saj pushtoi të gjitha mediat ndërkombëtare këtë të premte dhe i dha fund një çështjeje që për gati dy dekada tërhoqi vëmendjen e mbarë Amerikës.

Për këtë rast, policia kishte akumuluar më shumë se 2500 pista dhe informata të ndryshme.

Misteri i Kamiyah Mobley u kthye në sensacion kombëtar, pasi ajo u rrëmbye nga duart e së ëmës në Qendrën Mjekësore Universitare në Jacksonville nga Gloria Williams, e cila u hoq si infermiere./tvklan.al