Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri i

 

bëri thirrje të gjithë KZAZ –ve që kanë marrë vendime për të shtyrë numërimin e votave, se këto vendime janë në kundërshtim me ligjin.

Janë disa KZAZ, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Peqini etj. I bëj thirrje të gjithë KZAZ-ve që kanë marrë vendime dhe kanë pezulluar procesin e numërimit të votave, dua t’ju them se këto vendime janë në kundërshtim me ligjin. Procesi i numërimit të votave është një proces i vazhdueshëm, i pandalshëm deri në daljen përfundimtare të rezultateve.

Ai tha se si argumente, ata kanë shpallur lodhjen dhe pamundësinë për ta vazhduar më tej numërimin.

Vendimet janë marrë në përgjegjësinë e tyre. Janë vendime të paligjshme dhe duhet të rikthehen dhe të fillojnë numërimin e votave deri në shpalljen përfundimtare të rezultateve të këtij procesi”

, tha Zguri në një deklaratë për shtyp.

I pyetur nëse ka penalitete për këto veprime, Zguri tha se “sigurisht që ka edhe penalitete, por interesi ynë është që të vazhdojë”.  Ai tha se KQZ do të mblidhet në një moment të dytë dhe do të vendosë për penalitetet për të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, sipas Kodit Zgjedhor.

Zguri tha se procesi i numërimit ka nisur në Pustec dhe Tepelenë./tvklan.al