Lajme Arkiva 2003

Është hapur në Durrës me pjesëmarrjen e shumë personaliteteve të larta nga vendi dhe rajoni takimi i parë ballkanik me temën ndërtimi i miqësisë me iniciativë të parlamentit shqiptar nën kujdesin e Presidentit të Republikës Alfred Moisiu dhe kabinetit qeverisës.

Servet Pëllumbi: Nuk mendoj se këto aktivitete janë aktivitete pa peshë. Këto siç thashë thelbin e tyre e kanë kontakte miqësore midis përfaqësuesve të vendeve të ndryshme. Pra këtu nuk shtrohen çështje për tu zgjidhur në tavolinë bisedimesh, kjo nuk është një tavolinë apo shumë tavolina të politikanëve për të zgjidhur çështje konkrete. Kjo ka vetëm një mesazh mesazhin e miqësisë së dashurisë, së respektit për njëri-tjetrin.

Alfred Moisiu: Është një takim siç e shikoni ku marrin pjesë mjaft personalitete nga shtetet e bashkuara të Amerikës nga Gjermania dhe nga vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë. Ky është një hap do të thoja shumë i madh drejt afrimit midis popujve, midis personave të tjerë sepse jetojnë në një Evropë, jetojnë në një botë dhe duhet ta njohim njërit tjetrin.

Bajram Rexhepi: Kosova e ka strategjinë e vetë, për momentin është në kuadër të rezolutës 12.44, ne i kryejmë punët tonët tona prioritare. Sigurisht që politikanë të ndryshëm serbë i kanë interesat e tyre politike që të bëjnë deklaratat e tyre. Ndonjëherë ato janë ditore, në nuk merremi shumë me ato deklarime por edhe nuk mund ti injorojmë komplet. Është aprovuar se ajo do të miratohet në parlament edhe ne do të ndërmarrim diçka në parlament, por tani do të shikojmë si do të jetë gjendja.

I ftuar në tryezën shqiptare përfaqësuesi i Serbi- Mal i Zi deklaroi se ky takim është një mesazh dhe apel për një miqësi të vërtet. Unë jam i ri tha ai dhe e di se ka pasur konflikte me Kosovën në të shkuarën, por sot ne shpresojmë për nisjen e dialogut Beograd-Prishtinë.

Ky ishte dhe i vetmi përfaqësues serb në takimin e parë ballkanik pasi ministrat e shtetit fqinj duke përfshirë këtu edhe Kostunicën nuk kanë pranuar të jenë  në Shqipëri  ndërsa burime të besuara bëjnë të ditur se presidenti i Shqipërisë dhe ai i shtetit Serbi- Mal i Zi do të takohen të premten e ardhshme në Ohër.

Kongresmeni amerikan e vlerësoi prezencën në këtë takim të parë ballkanik që mbahet në Shqipëri pasi ishte ideuar si një metodë bashkëbisedimi të shumë prej autoriteteve të rajonit Ballkanik të shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në të njëjtën frymë si mëngjesi i lutjeve kombëtare që mbahet në Uashington për të vijuar më pas si takimi i përvitshëm nëpër vende të ndryshme të rajonit./tvklan.al