Një zjarr i rënë në një kabinë elektrike i ka marrë jetën një personi këtë të hënë në Tiranë. Burime paraprake bëjnë të ditur se zjarri ka rënë në një kabinë në rrugën “Muhamet Deliu”, tek zona e Freskut.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës, apo rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Në vendin e ngjarjes shkuan forcat zjarrfikëse, të cilat pasi bënë të mundur shuarjen e zjarrit gjetën edhe trupin e pajetë. Autoritetet po punojnë për identifikimin e viktimës, si dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Në një njoftim për mediat, policia sqaroi se

“rreth orës 21:55, pranë pallatit “Zaimaj” brenda kabinës elektrike nga zjarri i shkaktuar është djegur plotësisht një shtetas i paidentifikuar. 

Grupi hetimor po kryhen veprimet ne vendngjarje po punon për identifikimin e viktimes dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al