Një zjarr masiv ka përfshirë kurorën me pyje, kryesisht aishte të fshatit Niçë në Njësinë Dardhas të Pogradecit.

Sipas të dhënave, zjarri i cili dyshohet të jetë i qëllimshëm ka rënë mbrëmjen e sotme duke u përhapur me shpejtësi si pasojë e pranisë së erës.

Pas marrjes së njoftimit në zonë kanë shkuar inspektorë të pyjores, zjarrfikës dhe banorë të fshatit, të cilët po punojnë në kushte aspak të favorshme për izolimin dhe fikjen e flakëve.

Ky është rasti i dytë i zjarrvënies në zonat malore të Pogradecit pasi pak ditë më parë një tjetër zjarr u izolua dhe fik në pyjet e njësisë Velçan./tvklan.al