Ideja e ministres zvicerane shihet me mosbesimin

Masa të shumta po merren nga qytetarët evropianë për të kursyer energji me zyrtarë të qeverisë që nxisin e japin këshilla.

Kështu në Zvicër ministrja e mjedisit, Simonetta Sommaruga    po promovon masa për të reduktuar konsumin e energjisë me 15% këtë dimër dhe një nga këshillat e saj është që qytetarët të bëjnë dush së bashku.

Propozimi është pritur me mosbesimin në vend dhe ministrja është detyruar të sqarojë se këshilla synon të rinjtë. Ajo pranoi se pas një moshe të caktuar, dushi së bashku nuk është më i përshtatshëm për të gjithë.

Megjithatë, ajo shtoi se ideja në përgjithësi kishte ecur mirë dhe inkurajoi më tej qytetarët për të bërë kursime të energjisë gjatë muajve të dimrit.

Zvicra është një vend i pasur, por ka probleme me furnizimet me gazin rus. Edhe pse vendi nuk blen gaz direkt nga Rusia, ai bën blerje nga shtete të tjera evropiane si Gjermania, të cilat vetë furnizohen nga Rusia.

Klan News