Shaqiri dha pasimin e golit me Kamerunin

Zvicra e nisi me fitore Botërorin, duke mundur 1-0 Kamerunin. Ndeshja u vendos nga goli i Embolo në fillimin e pjesës së dytë.

25-vjeçari i natyralizuar zviceran në 2014 nuk festoi, pasi shënoi në portën e vendit ku lindi. Embolo mori një pasim të artë nga Xherdan Shaqiri, i cili është përfshirë në gjysmat e golave të Zvicrës në finalet e Kampionatit Botëror dhe Europian.

Lojtarët e Kamerunit u përpoqën të shënonin, por pse pati më shumë goditje në pasqyrën e  portës së zviceranëve, nuk arritën të festonin gol. Të dy ekipet suksesin më të madh e kanë fazën çerekfinale të Botërorit.

Tv Klan