Në Berlin do të ngrihet zona e tifozëve më e madhe e Euro 2024. Bulevardi që shtrihet përmes parkut të madh deri tek Obelisku i Fitores do të vihet në dispozicion të plotë të tifozëve.

“Milja e Tifozëve” siç quhet kjo hapësirë do të shtrohet me bar sintetik ku mund të qëndrojnë përveç mbështetësve të zjarrtë të përfaqësueseve pjesëmarrëse në këtë turne edhe qytetarët e Berlinit apo turistët.

Aty do të krijohet mundësia për të ndjekur të gjitha ndeshjet e Gjermanisë dhe shumë të tjera në ekranë të mëdhenj.

Nuk do të mungojnë edhe koncertet dhe shfaqet kulturore edhe disa ditë para nisjes së aktivitetit. Qyteti i Berlinit që do të presë 6 ndeshje përfshi finalen e 14 Korrikut do të shpenzojë mbi 80 milionë Euro për Kampionatin Europian.

Tv Klan