Dita e 1 majit u kthye në marshim proteste në Turqi.

Të paktën 200 persona u arrestuan  nga policia pas përplasjeve me turmën. Për shpërndarjen e protestuesve u përdor gaz lotsjellës dhe makina me ujë.

1 maji u shoqërua me protesta dhe manifestime në të gjithë Europën. Në Francën që e ndan vetëm një javë nga raundi final i zgjedhjeve presidenciale, qindra përfaqësues të sindikatave dhe jo vetëm protestuan kundër Marine Le Pen, kandidates së frontit nacional.

Protestat erdhën në të një njëjtën ditë kur dy kandidatet po zhvillojnë aktivitete elektorale.

Edhe në SHBA e Rusi mijëra njerëz morën  pjesë në manifestime me rastin e ditës së një majit.

Tv Klan