Po lëmë pas një vit gjatë të cilit janë publikuar me dhjetëra mijëra këngë anekënd botës. Revista prestigjioze amerikane “Time” ka publikuar një listë me 10 këngët më të mira të 2016-ës dhe një listë tjetër me 10 këngët më të këqija të vitit.

Sipas revistës së përjavshme, kënga më e mirë e 2016-ës është “Formation” e Beyonce, e cila flet për gratë më ngjyrë në një shtet që përballet me racizmin dhe shtypjen sistematike.

Kënga raportohet se mori reagime të ndryshme për qëndrimin e supozuar kundër policisë, gjë të cilën këngëtarja e ka mohuar.

“Formation” është epilogu perfekt për albumin “Lemonade” të Beyonces, thotë “Time”. Kjo këngë po ashtu ishte themeli për një turne botëror gjigant të Beyonces, i cili ishte ekuivalent për nga sasia e shitjeve me GDP-në e një shteti të vogël.

Në krahun tjetër, si këngën më të keqe të vitit, “Time” liston “Can’t Stop the Feeling,” të Justin Timberlake. Revista thotë se Timberlake nuk kishte hedhur në qarkullim asnjë këngë të solo në tre vite, kur publikoi këngën e pafrymëzuar konkurrente për “ këngën e verës”.

Ja dhe listat e plota sipas “Time”:

– 10 këngët më të mira të vitit

1. “Formation,” Beyoncé

2. “The Sound,” The 1975

3. “Not Above That,” Dawn Richard

4. “No Problem (feat. Lil Wayne & 2 Chainz),” Chance the Rapper

5. “Work from Home (feat. Ty Dolla $ign),” Fifth Harmony

6. “Broccoli (feat. Lil Yachty),” D.R.A.M.

7- “ No Woman,” Whitney

8- “Fake I. D.,” Joyce Manor

9 – “Dang! (feat. Anderson .Paak),” Mac Miller

10 – “Famous,” Kanye West

– 10 këngët më të këqija të vitit

1. “Can’t Stop the Feeling,” Justin Timberlake

2. “Mom,” Meghan Trainor

3. “Team,” Iggy Azalea

4. “Ghostbusters (I’m Not Afraid),” Fall Out Boy & Missy Elliott

5. “Bad Things,” Machine Gun Kelly

6. “I Took a Pill in Ibiza,” Mike Posner

7. “i hate u, i love u,” gnash

8. “NO,” Meghan Trainor

9. “Private Show,” Britney Spears

10. “7 Years,” Lukas Graham /tvklan.al