Një 20-vjeçar nga Florida e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka fituar lotarinë prej 451 milionë Dollarësh.

Shane Missler tha se tani ka në plan të argëtohet me këtë shumë marramendëse që ka fituar. Ai shtoi se ka plane të mëdha për të ardhmen.

“Unë jam vetëm 20 vjeç, por shpresoj që të ndjek disa pasione të miat, të ndihmoj familjen time dhe për të bërë bamirësi”,

u shpreh i riu.

Ndërsa avokati i tij se 20-vjeçari tashmë ka dalë në “pension” nga puna që bënte në kompaninë ku ai punonte deri më tani. Numrat fitues të lotarisë ishin 28, 30, 39, 59 dhe 70 dhe një “mega boll” 10. Pas fitores që e bëri atë milioner, Shane Missler u shpreh se ka mësuar që duhet të jesh gjithmonë njeri pozitiv dhe të kesh besim në mënyrë që të shpërblehesh.

/tvklan.al