Adoleshentet shqiptarë po i largohen gjithmone e me shumë sjelljeve të rrezikshme, sic janë duhani, droga apo marrëdhëniet seksuale në moshe të hershme.

Studimi i publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për 42 vende të Europës, mes të cilëve edhe Shqipëria nxjerr në pah, se të rinjtë shqiptarë janë më pak të riskuar. Cigarja e parë në moshën 13 vjecare, tërheq më shumë djemtë se vajzat.

Rritja e moshës, con në tjeter preference, atë të provimit të kanabisit. Për cdo sjellje të konisderuar të rrezikshme nga ekspertët, Shqipëria zë vendet e fundit. Lituania dhe Estonia janë në krye të vendeve ku shumica e adoleshentëve pinë duhan apo kanabis.

Ndërsa Bullgaria, Angli dhe Skocia janë vende që kanë raportuar më tepër marrdhënie seksuale tek të rinjtë.

T v Klan