Një aksident ka ndodhur në zonën e Freskut në Tiranë mëngjesin e kësaj të hëne. Siç duket nga pamjet e dërguara për Tvklan.al në rubrikën “Kallëzo” një makinë tip “Benz” ka përfunduar mbi trotuar.

Ajo është përplasur me një mjet tjetër duke e përmbysur.

Deri më tani nuk dihet nëse ka pasur të lënduar nga ky aksident. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se si pasojë është krijuar radhë e gjatë makinash./tvklan.al