5 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin Tiranë-Durrës, pranë QTU-së.


Bazuar në pamjet që kanë mbërritur në rubrikën “Kallëzo”, shihet se një nga makinat ka përfunduar në kanal, ndërsa të tjerat po transportohen me karrotrec.

Si pasojë e aksidentit zinxhir, është bllokuar qarkullimi i automjeteve të tjera.

Fatmirësisht, deri në këtë moment nuk raportohet për ndonjë të lënduar. Pritet që policia të dalë në një njoftim zyrtar për rastin./tvklan.al