Një automjet u shkrumbua i tëri këtë të mërkurë në vendin e quajtur Qafa e Sharrit, në aksin rrugor Korçë-Ersekë. Sipas asaj që raporton gazetarja Daniela Zisi, shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë një defekt në automjet.

Gazetarja përcjell edhe këto pamje, që tregojnë makinën e tëra në flakë. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar. Shoferi mësohet se doli në kohë nga automjeti. Në vendin e ngjarjes shkoi zjarrfikësja dhe policia./tvklan.al