Një automjet ka shpërthyer në flakë mbrëmjen e kësaj të shtune në autostradën Lezhë-Mamurras.

Burime paraprake për Klan News të ditur se në automjet udhëtonin 3 anëtarë të së njëjtës familje. Ata mësohet se kanë ndjerë erën e gazit dhe kanë dalë në kohë nga makina duke shpëtuar për mrekulli.

Në vendin e ngjarjes shkuan forcat zjarrfikëse dhe policia. Shkak i rënies së zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndije elektrike.

“Rreth orës 20:15, në aksin rrugor “Fushë Milot-Thumanë”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, është përfshirë nga flakët automjeti me drejtues shtetasin A. A. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit”, tha policia e Lezhës në një informacion për mediat./tvklan.al