Aktorja e famshme Jennifer Winget që luan Kumudin tek “Sarasvatiçandra” një nga serialet indiane më të ndjekura që transmetohet çdo ditë në Televizionin Klan, ka pësuar një aksident gjatë xhirimeve.

Ajo e ka postuar lajmin në profilin e saj zyrtar në Instagram duke thënë:

Ngjarjet morën një kthesë të papritur dje në mbrëmje, por aksidentet ndodhin dhe fatmirësisht askush nuk mbeti i lënduar

!

Winget kishte pësuar një djegie të lehtë në shpinë gjatë xhirimit të serialit më të ri në të cilin ajo merr pjesë. Kështu Jennifer falënderoi fansat për ngushëllimet dhe lutjet që i kishin dërguar.

Seriali më i ri ku ajo është prezente quhet BEYHADH dhe seria e parë e tij është shfaqur në televizor në 11 tetor të vitit 2016./tvklan.al