Aktorja hollivudiane Julia Louis-Dreyfus është dignostikuar me kancer të gjirit. 56-vjeçarja e ka mësuar këtë lajm pak ditë më parë, ndërsa sot e ka bërë publik në rrjetin e saj social Twitter.

“Një në tetë gra kanë kancer të gjirit. Sot, unë jam ajo. Lajmi i  mirë është se unë kam një mbështetje shumë të madhe të familjes, të dashurve dhe miqve. Lajmi i keq është se jo të gjithë gratë janë kaq fatlume, kështu që le të luftojmë kancerin”,

ka shkruar aktorja në Twitter.

Mediat amerikane nuk kanë bërë të ditura të tjera detaje rreth gjendjes së saj shëndetësore. Nuk dihet gjithashtu nëse trungun e saj familjar ka histori të kancerit të gjirit.

Vetëm disa ditë më parë, Julia fitoi çmimin “Emmy” për herë të gjashtë. /

tvklan.al